Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët e shkollave, të çerdheve, me koordinatorët për cilësi, psikologët, pedagogët dhe me kryetarët e KDSh-ve.
“Në këtë takim diskutuam për gjendjen e përgjithshme në shkollat e komunës dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë. Po ashtu, u paraqit raporti i Policisë së Kosovës nga kapiteni Fazli Morina, me fokus në sigurinë e institucioneve arsimore”, ka thënë kryetari Latifi.
Ai ka thënë se në përmbyllje të këtij takimi, bashkëbiseduan për çështje që lidhen me rritjen e efikasitetit, përgjegjësinë në menaxhim dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në arsim.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
