Kryetari i komunës së Skenderaj, z. Sami Lushtaku, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, miftiun Naim Tërnava.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë, përkrahjen institucionale dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të qytetarëve.
“Një theks i veçantë iu kushtua ndihmës humanitare dhe kontributit të çmuar që realizohet përmes Shoqatës Bereqeti, e cila edhe gjatë vërshimeve të fundit në Skenderaj qëndroi pranë nesh dhe familjeve të prekura. Falënderoj myftiun Tërnava për vizitën, mbështetjen dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen!”, ka thënë Lushatku.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
