Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Komunale për Arsim, z. Kastriot Duraku, kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave të komunës së Skenderajt.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për rritjen e cilësisë në arsim, forcimin e angazhimit profesional dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve komunale dhe menaxhmenteve shkollore me qëllim që të arrihen rezultate të qëndrueshme dhe një arsim cilësor për gjeneratat e reja.
Kryetari i komunës z. Sami Lushtaku dhe Komuna e Skenderajt mbeten të përkushtuar që arsimi të jetë prioritet strategjik, duke investuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve, ngritjen e standardeve dhe fuqizimin e rolit të shkollës si themel i zhvillimit të shoqërisë.