Avdullah Hoti sfidon Abdixhikun: O përgjegjësi për humbjen zgjedhore, ose largohem nga Kryesia e LDK-së

Përçarjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po thellohen pas deklaratës së fortë të anëtarit të Kryesisë dhe ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar hapur që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të marrë përgjegjësi për rezultatin e dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025. Hoti ka paralajmëruar se, nëse lidershipi aktual nuk respekton statutin dhe nuk hap rrugë për reformim të thellë partiak, ai do të japë dorëheqje nga organet drejtuese të LDK-së. Ky qëndrim, sipas tij, nuk është emocional, por parimor dhe në mbrojtje të standardeve politike dhe identitetit të partisë. Hoti ka rikujtuar se standardi i dorëheqjes pas një rezultati të dobët zgjedhor është vendosur në vitin 2021 dhe është promovuar pikërisht nga vetë Abdixhiku. Sipas Hotit, çdo tentativë për ta shmangur sot këtë standard përbën devijim të qartë nga parimet e shpallura të lidershipit aktual.  “LDK-ja ka potencial të madh politik, njerëzor dhe programor, por ky potencial po mbetet i pashfrytëzuar për shkak të mungesës së reflektimit dhe përgjegjësisë,” ka deklaruar Hoti, duke shtuar se riorganizimi duhet të ndodhë në të gjitha nivelet e partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: “Kurthi dhe Osmani, binom i autokracisë që po e çon Kosovën drejt federalizimit”

Analisti dhe publicisti Behxhet Shala, publikuar një reagim jashtëzakonisht të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke …