KMDLNj: Shteti i Kosovës dhe KEDS-i po zbatojnë standarde të dyfishta dhe në baza etnike për faturat e rrymës

ZRrE nën zjarr kritikash: “Borxhi i keq” i KESCO-s u faturua padrejtësisht qytetarëve për vite me radhë

Për më shumë se një dekadë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka lejuar që “borxhi i keq” i KESCO-s të përfshihej në tarifat e energjisë elektrike përmes një metode paushall dhe pa asnjë klasifikim të vjetërsisë së borxhit, duke i ngarkuar padrejtësisht konsumatorët me dhjetëra milionë euro, zbulojnë dy raporte serioze të auditimit. Sipas gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe një raporti të Kuvendit të Kosovës, ZRrE ka aplikuar që nga viti 2011 një përqindje fikse prej 4% të të hyrave vjetore të KESCO-s si “borxh i keq”, pavarësisht se niveli i arkëtimit të faturave nga kompania ishte pothuajse 100%. Kjo do të thotë se edhe në vitet kur kompania inkasonte rreth 99–100% të faturave, qytetarët vazhdonin të paguanin një kosto shtesë për një borxh që praktikisht nuk ekzistonte në atë shkallë. Vetëm për periudhën 2013–2025, në emër të këtij “borxhi të keq” janë faturuar mbi 130 milionë euro. Auditorët kanë konstatuar se kjo shifër është thellësisht e pajustifikuar dhe se niveli real i borxhit të keq, bazuar në llogaritë e arkëtueshme të kompanisë, nuk do të duhej të kalonte 1% të të hyrave vjetore. Skandali thellohet edhe më tej nga fakti se ZRrE nuk ka pasur asnjë dokumentacion të qartë për vjetërsinë e borxheve, nuk ka bërë analizë serioze për natyrën e tyre dhe nuk ka aplikuar asnjë rregullore të veçantë për klasifikimin e borxheve të këqija. Auditorët kanë theksuar se, në mungesë të këtyre të dhënave, është e pamundur të dihet nëse tarifat janë llogaritur saktë dhe drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së

Sot në gjykaten speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin ndaj ish-krerëve …