Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Të bëhet rinumërimi i plotë i votave dhe hetim të hollësishëm

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar rinumërimi i plotë i votave dhe hetim të hollësishëm. Ajo ka shkruar se arritja e standardeve të zgjedhjeve demokratike dhe të ndershme është arritur me shumë mund prandaj duhet të ketë luftë të pakompromis ndaj cdo parregullsie të faktuar. “Rinumërim të plotë të votave. Hetim të hollësishëm. Përgjegjësi penale dhe politike, si dhe rikthim të besimit të qytetarëve. Kosova ka ndërtuar me shumë mund standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Prandaj, çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i patolerueshëm dhe kërkon reagim të menjëhershëm e të pakompromis institucional. Demokracia ndërtohet mbi besim, transparencë dhe zbatim të ligjit. Heshtja apo mbrojtja e parregullsive nuk janë opsion. Këtu nuk ka kompromis” ka shkruar Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jasharaj

Punëtorët publikë në rrezik, SBASHK paralajmëron krizë pagash për shkak të mosformimit të Qeverisë

Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, paralajmëron se vonesat në formimin e Qeverisë dhe moskonstituimi i …