Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është ironike sesi partia më e votuar, pra Vetëvendosja ende nuk e ka bërë asnjë reagim rreth çështjes së rinumërimit të votave. Ai ka shkruar se kërkesa për rinumërim nuk ka të bëjë me interesat e një subjekti apo të një kandidati të caktuar, por me standardin minimal të besueshmërisë së procesit zgjedhor. Shumica e partive politike kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale dhe, me gjasë, i gjithë vendi po shkon drejt rinumërimit të votave për kandidatët. Ironikisht, subjekti që ka fituar më së shumti vota dhe që pritet të formojë institucionet, ende nuk ka asnjë reagim publik. Kur refuzon ta thuash këtë publikisht, nuk po e mbron votën qytetare – por po e ulë besimin e qytetarëve dhe po e relativizon manipulimin” ka shkruar Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
