Kryetari Latifi nderohet me mirënjohje nga “Agro Celina”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka pritur në takim agronomin, Feim Rexhepi, menaxher i i qendrës grumbulluese për pemë dhe perime “Agro Celina” në Xërxë, me ç’rast ka pranuar një mirënjohere për kontributin e çmuar në mbështetje të fermerëve dhe avancimin e bujqësisë në komunën e Rahovecit.

“Prita në takim Feim Rexhepin, agronom dhe menaxher i qendrës grumbulluese për pemë dhe perime “Agro Celina” në Xërxë, i shoqëruar nga kolegu i tij, inxhinier Asim Hoxha.

Qendra “Agro Celina” është partnere e rëndësishme e komunës së Rahovecit dhe e fermerëve tanë, shembull i një pune të qëndrueshme dhe bashkëpunimi të suksesshëm që ka ndikuar drejtpërdrejt në bujqësi.

U nderova me mirënjohje për kontributin e çmuar në mbështetje të fermerëve dhe avancimin e bujqësisë në komunën tonë, për çka i falënderoj sinqerisht”, ka shkruar në Facebook, kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nderon me mirënjohje z. Malë Dautaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka nderuar me mirënjohje z. Malë Dautaj. …