Bedri Hamza priti ambasadorin slloven, theksohet mbështetja euroatlantike dhe partneriteti bilateral

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, ku diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset me interes të përbashkët. Gjatë takimit, Hamza e informoi ambasadorin Blaj për qëndrimet e PDK-së lidhur me stabilitetin institucional dhe orientimin euroatlantik të Kosovës. Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e ambasadës sllovene në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për mbështetjen ndaj Kosovës në proceset ndërkombëtare. PDK-ja riafirmoi angazhimin për forcimin e partneritetit me vendet mike dhe aleate, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në konsolidimin e stabilitetit politik dhe zhvillimin euroatlantik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …