KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ: Rezultatet përfundimtare priten në fillim të shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 pritet të shpallen në fillim të muajit shkurt, pas përfundimit të procesit të rinumërimit dhe trajtimit të ankesave eventuale. Valmir Elezi, ka deklaruar se, në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se, nëse është e nevojshme, procesi mund të vazhdojë edhe në Gjykatën Supreme. Sipas tij, vetëm pas përmbylljes së këtyre afateve ligjore, KQZ do të procedojë me certifikimin e rezultatit dhe mbylljen formale të procesit zgjedhori. Elezi theksoi se procesi i rinumërimit, megjithëse i gjatë dhe kompleks, pritet t’i heqë dilemat rreth saktësisë së rezultateve dhe potencialisht ta zvogëlojë numrin e ankesave. “KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, tha ai. Elezi bëri të ditur se aktualisht janë të angazhuara 76 ekipe numërimi gjatë një dite pune, duke shtuar se, bazuar në këtë kapacitet dhe në numrin e vendvotimeve të mbetura, KQZ po planifikon dhe po bën përpjekje që i gjithë procesi i rinumërimit të përmbyllet deri në fund të muajit janar.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Presidenti dhe ish-krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale po shkon drejt përfundimit. Të hënën, …