Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, që qëllim ka vetëm mbrojtjen e çlirimtarëve të cilët po mbahen në Hagë.

Protesta do të organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, ku gjatë një konference për media, Eliza Hoxha e Ismail Tasholli kanë theksuar se data 17 shkurt nuk është zgjedhur rastësisht, por se ajo përkon me Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe me momentin historik të shpalljes së saj, duke e bërë këtë protestë një akt simbolik dhe qytetar në mbrojtje të parimit të drejtësisë.

Platforma “Liria ka Emër” ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë, i cili ka hyrë në fazën përmbyllëse pas më shumë se pesë vjetësh, ka krijuar shqetësime serioze në opinionin publik. Zvarritja e procedurave, kompleksiteti i tyre, informacionet kontradiktore, si dhe perceptimi i ndikimit politik, kanë cenuar besimin qytetar se drejtësia po trajtohet si një proces thjesht juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …