Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Procesi i rinumërimit të votave përmbyllet plotësisht në 7 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna.

KQZ vendosi që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi ku u zhvillua votim i rregullt më 28 dhjetor. Vendimi për rinumërim u mor pas evidentimit të manipulimeve me vota të kandidatëve brenda partive politike, për çka u aktivizua edhe Prokuroria e Shtetit.

Me vendim të KQZ-së janë shkarkuar nga funksioni përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, komunë kjo e cila doli me mospërputhjet më të mëdha në votat e kandidatëve.

Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …