Sala Jashari: Prekazi nuk është vetëm histori, është betim për lirinë tonë

Sala Jashari ka kujtuar datat kyçe të betejave në Prekaz, duke i cilësuar ato jo si shenja të zakonshme në kalendar, por si themele mbi të cilat u ndërtua liria e Kosovës. Në një mesazh përkujtimor, ajo ka theksuar se datat 30 dhjetor 1991, 31 dhjetor 1997, 22 janar 1998 dhe 5, 6 e 7 mars 1998 mbartin kujtesën e një sakrifice të jashtëzakonshme, guximin përballë vdekjes dhe vendimin e palëkundur për të mos u dorëzuar kurrë. Sipas saj, këto momente historike shënojnë rrugën e dhimbshme, por krenare, drejt çlirimit. “Prekazi nuk është vetëm histori. Është betim dhe përgjegjësi. Është plagë dhe krenari që na thërret të mos harrojmë asnjë copë të sakrificës, nga Prekazi e në çdo cep të trojeve tona,” ka shkruar Jashari. Ajo ka nënvizuar se kujtimi i këtyre datave është një detyrim moral për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, në mënyrë që sakrifica e dëshmorëve të mos mbetet vetëm një kapitull i së kaluarës, por një udhërrëfyes për unitet, dinjitet dhe përgjegjësi kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …