Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku ka pritur të enjtën në një takim kryetarin e Organizatës së së Veteranëve të Luftës, z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, ku u nderua me mirënjohje. Në postimin e tij në Facebook, thuhet:
“Me kënaqësi prita në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë, gjatë të cilit rikujtuam rrugën e përbashkët dhe sakrificën e veteranëve të luftës për lirinë e vendit.
Gjatë këtij takimi, pata nderin të pranoj edhe një mirënjohje, për të cilën i falënderoj sinqerisht.
Respekti dhe vlerësimi që vjen nga veteranët është motivim i veçantë për të vazhduar përkushtimin dhe bashkëpunimin në të mirë të tyre dhe të shoqërisë sonë në përgjithësi”, ka shkruar kryetari i Skënderajt, z. Sami Lushtaku.