Prof. Dr. Şeref SARIİPEK lindi në Merzifon, Amasya në vitin 1964. Pas shkollimit, ai filloi jetën e tij të punës si nëpunës civil në Këshillin e Arsimit të Lartë në vitin 1985. Në vitin 1996, shërbeu si drejtor i Shkollës Profesionale të Universitetit 19 Maj në Merzifon për gjashtë muaj. Në periudhën 1996-1997, shërbeu si Sekretar Privat i Ministrit të atëhershëm të Arsimit Kombëtar, z. Mehmet Sağlam.
Në periudhën 1997 – 2002, ai shërbeu si këshilltar i z. Mehmet SAĞLAM në Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke (Parlamenti turk).
Në periudhën 2002 – 2007, SARIİPEK shërbeu si këshilltar i Prof. Dr. Cevdet ERDÖL, Anëtar i Parlamentit për Trabzonin dhe Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2011, shërbeu si këshilltar i Mehmet SAĞLAM, Anëtar i Parlamentit për Kahramanmaraşin dhe Kryetar i Komisionit Kombëtar të Arsimit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë.
Midis viteve 2011 dhe 2015, shërbeu si këshilltar i Zëvendëskryetarit në Presidiumin e Parlamentit nën z. Mehmet SAĞLAM, dhe në vitin 2015, ai shërbeu si këshilltar i z. Veysi KAYNAK, deputetit të Parlamentit për Kahramanmaraş.
Në periudhën 2016 – 2017, shërbeu si këshilltar i Zëvendëskryeministrit Veysi KAYNAK, në Kryeministri dhe më pas u emërua Këshilltar Presidencial në Presidencën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Kryeministrisë.
Şeref SARIİPEK aktualisht shërben si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, në Universitetin e Shkencave të Shëndetit (Mjeksisë).
- Atdheu nuk jeton në hartë, por në zemër
Sipas regjistrit të gjendjes civile në Turqi gjyshërit nga nëna dhe babai kanë lindur në Kosovë, kurse prindërit e tij kanë lindur në fshatin Çamlica në rrethin Merzifon, provinca Amasya, Turqi,
Paraardhësit e tij kanë emigruar nga Kosova në fshatin Çamlica në rrethin Merzifon, provinca Amasya, Turqi në vitin 1912. Shteti turk i mirëpriti dhe u dha të gjithë fshatin, përfshirë shtëpitë, tokën dhe pronat 45 familjeve të ardhura nga Kosova, të cilët ishin shqiptarë.
Të gjithë në këtë fshat akoma flasin shqip. Şeref SARIİPEK tashmë është shtetas turk, por gjithmonë ka qënë krenar dhe i nderuar që është shqiptar. Ai shprehet se Republika e Turqisë gjithmonë i ka nderuar shqiptarët dhe gjithmonë i ka besuar.
Şeref SARIİPEK e ka të shkruar në shpirt dashurinë për shqiptarinë dhe shqiptarët. Ai duke qënë Zëvendëssekretar i Përgjithshëm, në Universitetin e Shkencave të Shëndetit (Mjeksisë), pranë spitalit ushtarak Gűlhane, Ankara ndihmon Shqiptarët, për të kryer ekzaminimet mjekësore, për të përkthyer dhe njëkohësisht ndikon te mjekët për kujdes shëndetësor më të kujdesshëm e më të përkushtuar ndaj pacientëve shqiptarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, për kurim pranë spitalit ushtarak Gűlhane, në Ankara. Kombi është një shpirt, një parim shpirtëror.
Sipas rilindasit Naum Veqilharxhi: “Kujt s’i dhimbet vendi, gjuha, kombi, mëmëdheu, arsimi e fara e tij, ai nuk njeh as komb, as veten, as perëndi.” Në gjithë veprimtarinë e tij atdhetare për çështjen shqiptare, ai udhëhiqet nga parimi i rëndësishëm: “Kryeni detyrën ndaj atdheut për të cilin kurrë nuk duhet kujtuar se është derdhur tepër gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër”.
Puna e tij e pandërprerë në shërbim të kombit shqiptar, nga i cili i ka rrënjët ka rritur personalitetin në komunitetin shqiptar në Turqi. Pati aftësinë për të dalë nga zona e rehatisë dhe për të bërë më të mirën për ta. Të bësh më të mirën do të thotë të jesh vetëvetja, të riformulosh mënyrën se si e përcepton misionin kombëtar për ta bërë atë pjesë të një vizioni më të madh e më emocionues.
Şeref SARIİPEK ndjen kënaqësi të veçantë kur takon shqipëtarë, i fton në zyrë, ku rreth e qark e rrethojnë flamuj nga e gjithë bota, por flamuri kuq e zi ka prioritet, se i zbukuron shpirtin dhe zyrën.
- Ambicia e shëndoshë për të ecur përpara, për të çarë shtigje të reja, për t’i realizuar qëllimet e tij – përbëjnë edhe çelësin e suksesit
Suksesi nënkupton të fitosh admirim, lidership, respekt. Suksesi dmth vetërespekt, të gjesh lumturi me ato që bën, të jesh i aftë të bësh gjëra që varen nga ti. Suksesi është i lidhur me besimin, i cili nxit mendjen të bëjë më shpejt e më mirë gjërat. Fuqia e besimit zhvillohet:
- Kur mendon sukses dhe jo dështim.
- Kur ia kujton vetes se je më i mirë se mendon se je.
- Kur beson në përmasa të mëdha.
Zhvilloi më tej fuqinë e entuziazmit:
- Hulumtoi më thellë në figurat, në ngjarjet historike, në psikologjinë e personazhve të tij.
- Shpërndan lajme të mira, pranon dallimet dhe kufizimet e njerëzve, iu jep zemër bashkëpunëtorëve të tij. Dallon për urtësinë e tij. Njeriu i urtë është zotërues i mendjes së vet.
Ndryshimi i suksesshëm sjell një ndjenjë zotërimi, arritjeje dhe zhvillimi profesional. Rruga që ndjek Şeref SARIİPEK na përcjell mesazhin: “Mëso të jetosh me ndryshimin!”
Suksesi nënkupton të fitosh admirim, lidership, respekt. Suksesi do të thotë vetërespekt, të gjesh lumturi me ato që bën, të jesh i aftë të bësh gjëra që varen nga ti. Suksesi është i lidhur me besimin, i cili nxit mendjen të bëjë më shpejt e më mirë gjërat. Fuqia e besimit zhvillohet:
- Kur mendon sukses dhe jo dështim.
- Kur ia kujton vetes se je më i mirë se mendon se je.
- Kur beson në përmasa të mëdha.
Kur njerëzit shohin se ke vizion dhe vendosmëri, të besojnë më shumë. Vizioni është i lidhur me përgatitjet paraprake për të njohur vlerat e tij dhe mundësitë për ta realizuar atë. Vetanaliza e zhvillimit të vizionit personal ndihmon në realizimin në kohë të objektivave kryesore, të cilat i përcakton vetë. Sipas psikologëve vizionet kanë të bëjnë me atë se:
- si mund të kthehen dështimet në mësim,
- frika e dështimit kapërcehet duke siguruar suksese të qendrueshme,
- si mënjanohen vetëkufizimet që ushqehen nga mosbesimi në vetevete,
- guximi ka aftësi magjike për të siguruar suksesin,
- arritja e suksesit është zgjidhja më e mirë e problemeve, sepse hap rrugën për suksese të reja të niveleve gjithnjë e më të larta.
Përvoja dhe shembujt pozitivë na kanë mësuar se nëse doni të zhvilloni vendosmërinë gjeni një kulturë, ku kultivohet vendosmëria dhe bëhuni pjesë e saj. Prof. Şerefi është pjesë aktive e saj. I gjendur edhe mes njerëzve të vendosur, vepron me më shumë vendosmëri.
Në thelbin e saj një kulturë përcaktohet nga normat dhe vlerat e përbashkëta të një grupi njerëzish. Me fjalë të tjera një kulturë e veçantë shfaqet sa herë një grup njerëzish gjejnë mes tyre dakordësin për mënyrën dhe arsyen e realizimit të gjërave. Prof. Serefi e ka gjetur shumë mirë në komunitetin shqiptar në Turqi dhe me personelin e Ambasadës së Shqipërisë në Ankara.
Në studimet për perceptimin dhe vlerësimet e të tjerëve, moraliteti mbizotëron në raport me të gjitha aspektet e tjera të personalitetit, i cili ka shumë karakteristika: vetëkontrolli, veçanërisht kur lidhet me rezistencën ndaj tundimeve, aftësitë vëtëmenaxhuese, e përmbledhur në atë që e quajmë “karakter i performancës”.
Pranoi shansin e dhënë për të bërë më shumë dhe u përqendrua se si ta bënte më mirë. Motoja e punës së tij është: “Duhet të kemi ide të reja për të krijuar e për t’u përmirësuar, zgjidhe vetë atë që të pëlqen të bësh, mos e shty për nesër atë që mund ta bësh sot. Përdor qëllimet që të rritesh. Qëllimi është më shumë se ëndërr, është ëndër mbi të cilat veprohet.” Është një nga njerëzit që vlerëson shërbimin publik dhe institucionet publike, më shumë se fuqia politike dhe pasuria personale. Është intelektual i pashterrshëm në dije, intelektual jokonformist, jo servil i pushtetit.
Epilogu
Përkundrejt këtij përkushtimi ndaj shqiptarëve, shtetet e origjinës, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë gjetur mundësinë për të pajisur me pasaportë dhe Shtetësi Shqiptare këtë personalitet që i bën nder shqiptarëve dhe shqiptarisë.
Filozofi gjerman Niche theksonte: “Me të drejtë thuhet se një popull karakterizohet jo aq nga njerëzit e tij të mëdhenj, sesa nga mënyra se si sillet ndaj tyre.”
Dritëro Agolli ka një poezi shumë domethënëse dhe të arrirë, të titulluar “Bukuria”. Mesazhi i saj është se shpesh kalojmë pranë të bukurës dhe nuk e vëmë re. Në një çast shtangenmi para saj dhe themi: “Si s’të vumë re? Mes nesh paske mbirë!” Kështu ndodh edhe me njerëzit, edhe me Prof. Şeref SARIİPEK. Ka vlera, kontribute të çmuara dhe nuk e vëmë re e si rezultat nuk e vlerësojmë e nuk i japim vendin që meriton.
Dashuria për atdheun, e pranuar me vepra dhe idealizmi i vërtetë – janë virtytet më të mëdha, për të cilat kemi nevojë sot.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
