Gjykata Speciale jep leksion për drejtësi… nxënësit kërkojnë ‘Free Hashim Thaçi’”

Gjykata Speciale në Hagë duket se kanë gjetur audiencën më të papritur për edukimin juridik: nxënësit e shkollave të mesme. Së fundmi, shkolla “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka marrë vizitën e ligjëruesve të Gjykatës Speciale, ku nxënësit janë pyetur për organizimin dhe kuptueshmërinë e trajningut. Por ndërsa ligjëruesit mundohej të shpjegonin seriozisht funksionin e gjykatës dhe rëndësinë e drejtësisë, një nga nxënësit vendosi të tregojë “kritikën” e tij të jashtëzakonshme: në komentet e vlerësimit shkroi kërkesën “Free Hashim Thaçi”. Rezulton se për disa të rinj, mësimi për drejtësinë ndërkombëtare duket se ka marrë një drejtim… të pazakontë. Ndoshta ky është momenti kur Gjykata Speciale mund të kuptojë se disa mësime mbi ligjin dhe përgjegjësinë mund të jenë më efektive në fakultete sesa tek shkollat e mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Me Mickosskin u dakorduam për zgjedhje të parakohshme, por ai ndryshoi qëndrim

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se rreth një vit më …