Ardian Bajraktari shpërthen ndaj ligjëratave të Gjykatës Speciale me nxënësit

Juristi dhe avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për aktivitetin e zhvilluar nga Gjykatës Speciale me nxënësit e shkollës së mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke e cilësuar këtë nismë si një tentativë të dështuar dhe të vonuar për të përmirësuar imazhin dhe besueshmërinë e gjykatës në Kosovë. Bajraktari ka shkruar të enjten se nëse ky institucion drejtësie nuk do të kishte bërë lëshime dhe shkelje serioze në aspekte të tjera të veprimtarisë së tij, nuk do të kishte fare nevojë për një fushatë të tillë “sensibilizuese” ndaj opinionit publik. “Roli dhe qëllimi i çdo gjykate është zbatimi i Kushtetutës, ligjit dhe instrumenteve ndërkombëtare, nga ky rregull nuk përjashtohen as Dhomat e Specializuara. Si çdo gjykatë, sikurse në çdo procedurë, për të qenë e rregullt, ajo fillimisht duhet me qenë transparente, objektive dhe e paanshme. Për më tepër, nuk duhet të pranojë prova nga një shtet e regjim gjenocidal, i cili është bombarduar nga aleanca më e fuqishme e botës demokratike, NATO-ja”, ka theksuar ai. Sipas Bajraktarit, kur ndodhin veprime të tilla problematike, mbajtja e “ligjëratave” për rolin dhe procedurat e gjykatës bëhet e panevojshme, pasi po të kishte transparencë reale, ato do të ishin tashmë të njohura dhe të qarta për publikun. “Kur ndodhin këto veprime s’ka nevojë fare të mbahen ‘ligjërata’ për rolin dhe procedurat, ngase po të kishte transparencë ato do të ishin mjaftueshëm të njohura dhe në zbatim”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK mbështet çdo përafrim të Kosovës me SHBA-të, përfshirë rolin e Osmanit në Bordin e Paqes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka komentuar prezencën e presidentes Vjosa Osmani …