Është mbajtur takimi i Bordit të Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryetari Sami Lushtaku

Është mbajtur sot takimi i Bordit të Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Skënderajt, z.Sami Lushtaku, me pjesëmarrjen e nënkryetarit Fadil Nura dhe drejtorëve të drejtorive komunale, në të cilin u diskutua në mënyrë të detajuar për punët dhe projektet e përgjithshme që janë në realizim dhe ato të planifikuara për periudhën në vijim.

Gjatë takimit u bë një pasqyrë e gjendjes aktuale në secilën drejtori, u analizuan sfidat dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për përmbushjen e obligimeve dhe zbatimin efikas të projekteve.

Po ashtu, u ritheksua angazhimi i përbashkët i të gjithë akterëve për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për realizimin e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, thuhet në njoftimin e komunës së Skënderajt.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …