Pjetër Shala

Strasburgu pranon ankesën e Pjetër Shalës, goditje e drejtpërdrejtë për kredibilitetin e Gjykatës Speciale

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se ka pranuar për shqyrtim padinë e Pjetër Shalës me numër 35860/25, të ngritur kundër Austrisë dhe 26 shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, duke hapur një front serioz ligjor kundër mënyrës se si është ndërtuar dhe funksionon Gjykata Speciale. Padia është regjistruar më 14 nëntor 2025 dhe përfshin edhe korrespondencën shtesë të 11 dhjetorit 2025, ndërsa Strasburgu ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur, kryesisht në procedurë të shkruar. Gjykata ka paralajmëruar se palët duhet të njoftojnë për çdo ndryshim adrese dhe për çdo zhvillim të rëndësishëm në çështje, përndryshe rrezikojnë largimin e saj nga lista e rasteve në shqyrtim. Pranimi i kësaj ankese shihet nga njohësit e së drejtës si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj legjitimitetit dhe paanshmërisë së Gjykatës Speciale, e cila prej vitesh akuzohet për drejtësi selektive, zvarritje procedurash dhe fokusim pothuaj ekskluziv mbi ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke lënë jashtë përgjegjësit serbë për krimet e luftës. Nëse Strasburgu gjen shkelje, pasojat politike dhe juridike për arkitekturën aktuale të kësaj gjykate mund të jenë të mëdha dhe do të rihapin debatin për nevojën e një qasjeje të barabartë ndaj drejtësisë në Kosovë.

Dokumenti është shprëndarë nga Nasim Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale hyn në shkolla pa leje

Gjykata speciale ka konfirmuar raportimin e Nacionales se po zhvillojnë ligjërata me nxënës në Kosovë, …