Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS

Katër vjet paraburgim pa aktgjykim: Gjykata Speciale nën kritika për shkelje të afatit të arsyeshëm

Insistimi i Prokurorisë së Specializuar që Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim edhe në prag të fjalëve përfundimtare po rikthen në qendër të debatit kritikën se Gjykata Speciale po shkel parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm. Prokuroria ka përmendur akuza të reja të konfirmuara për pengim të drejtësisë, duke pretenduar se Thaçi ka tentuar të shpërndajë informacione konfidenciale përmes vizitorëve, çka sipas tyre e rëndon edhe më tej pozitën e tij procedurale. Sërish, këto pretendime përdoren për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit, pa një vlerësim të balancuar të masave alternative, si arresti shtëpiak apo mbikëqyrja elektronike. Në parashtresë përmendet edhe “klima e frikësimit të dëshmitarëve” në Kosovë, duke iu referuar vendimeve të mëhershme të Gjykatës së Apelit dhe rasteve si ai i Gucatit dhe Haradinajt. Megjithatë, kritikët theksojnë se përgjegjësia për këtë klimë po i faturohet në mënyrë kolektive të akuzuarve të UÇK-së, pa u dëshmuar lidhja direkte e Thaçit me ndonjë akt konkret frikësimi. Mbrojtja dhe opinioni publik në Kosovë vazhdojnë ta konsiderojnë këtë qasje si të njëanshme dhe të motivuar politikisht, duke theksuar se paraburgimi tashmë katërvjeçar i Thaçit përbën shkelje serioze të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Fjalët përfundimtare në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, çka e afron procesin drejt një epilogu. Gjykata Speciale nuk ka dhënë asnjë sinjal për zbutje të masave të sigurisë ndaj të akuzuarve, duke e thelluar perceptimin se paraburgimi po përdoret si instrument presioni dhe jo si masë e fundit, ashtu siç e kërkon ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu. Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall edhe rrëfimi rus madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ky investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan.

Pirro Vengu: Marrëveshja me Kosovën dhe Kroacinë është e hapur edhe për Serbinë, nuk kemi nevojë për leje për bashkëpunimet tona

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk …