Ferizaj: Pezullohet përkohësisht transporti publik urban i udhëtarëve në linjat A, A1, B dhe C, për një periudhë të pacaktuar.

Bazuar në Vendimin nr. 01/18-26 të Kabinetit të Kryetarit, Agim Aliu të datës 22.01.2026, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët e Komunës së Ferizajt se, duke filluar nga data 27.01.2026 (e martë), pezullohet përkohësisht transporti publik urban i udhëtarëve në linjat A, A1, B dhe C, për një periudhë të pacaktuar.

Pezullimi i transportit publik urban të udhëtarëve është bërë për shkak se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar bllokimin e segmentit të rrugës nacionale (N2) Prishtinë–Ferizaj–Shkup, brenda kufijve administrativë të Komunës së Ferizajt, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale në hyrje të Ferizajt”. Kjo situatë pamundëson funksionimin e transportit urban, urban-periferik dhe ndërurban.

Apelojmë te qytetarët që, për lëvizje brenda zonës urbane me autobusë, të shfrytëzojnë transportin urban-periferik dhe ndërurban.

Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.

Kontrolloni gjithashtu

A.K.V “Kemajl Azizi” po merrë pjesë në një festival ndërkombëtar në Panama

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” – Viti po merrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar …