Me projektet e nismat e shumta të ndërmarra në fushën e mjedisit, Ferizaj rangohet e para nga komunat e mëdha në Indeksimin e Komunave bazuar në masat e ndërmarra për mjedisin dhe efiçiencën e energjisë për vitin 2025 vlerësuar nga Instituti Atlas, ka njoftuar përmes një postimi në rrejete sociale, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Ky grafik paraqet renditjen e 38 komunave të Kosovës në Barometrin e Gjelbër 2025, bazuar në masat konkrete të ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë.
Barometri i Gjelbër 2025 është një instrument i ri analitik që vlerëson jo vetëm dokumentet dhe premtimet, por edhe kapacitetet institucionale dhe veprimet reale në terren. Indeksi analizon performancën komunale në fusha kyçe si:
– cilësia e ajrit
– menaxhimi i mbeturinave
– efiçienca e energjisë
– kapacitetet institucionale dhe investimet
Rezultatet nxjerrin në pah dallime të theksuara mes komunave – disa po ndërtojnë sisteme funksionale dhe po investojnë, ndërsa të tjera vazhdojnë të mbeten prapa.
Zhvillimi dhe publikimi i këtij dokumenti është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Përmbajtja e këtij dokumenti është përgjegjësi e Institutit Atlas dhe jo domosdoshmërisht paraqet qëndrimet e KCSF-së, SDC-së apo Suedisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
