Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua seanca e muajit janar, e para e rregullt për këtë vit kalendarik dhe njëkohësisht e para për legjislaturën 2025–2029.
Në seancë morën pjesë të gjithë kuvendarët (27), kryetari i komunës Smajl Latifi, nënkryetari Betim Zllanoga, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, përfaqësuesit e mediave monitoruese, përfaqësuesit e OSBE-së dhe të ekipit të monitorimit dhe ndërlidhjes (LMT) të KFOR-it.
RENDI I DITËS ishte me 13 pika të rregullta dhe 2 pika shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Dhënia e betimit të kuvendares znj. Florida Bajraktari dhe kuvendarit z. Behlul Krasniqi;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës –“Park Hotel Plaza”;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, lokali – “Parku i Qytetit”;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës, për zgjedhjen e anëtarit të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për pagesën e mëditjeve të anëtarëve të komisioneve të themeluara nga kuvendi i komunës;
11. Shqyrtimi i raportit të punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2025;
12. Shqyrtimi i raportit financiar, janar – dhjetor 2025;
13. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për moratimin e raportit komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, janar-dhjetor 2025.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e raportit komunal për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut, janar 2026.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), u propozuan dhe u zgjodhën këta:
1. Berat Duraku
2. Saranda Sallteku
3. Lirigzon Kastrati
4. Hazbije Shala
5. Defrim Kafexhiu
6. Melinda Oruqi Iska
Anëtarët e Komitetit për Komunitete nga Kuvendi Komunal:
1. Feriz Thaqi
2. Qazim Cana
3. Vlora Vuçiterna Çmega
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.