Netanyahu: Edi Rama përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë, një mik i madh i Izraelit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në kuadër të një vizite zyrtare. Pas takimit, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për medie, ku Netanyahu vlerësoi lart rolin dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj popullit hebre dhe shtetit të Izraelit. Kryeministri izraelit e quajti Edi Ramën “mik të madh të Izraelit” dhe theksoi se ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Netanyahu rikujtoi gjithashtu rolin historik të Shqipërisë gjatë Holokaustit, duke theksuar se ishte i vetmi vend evropian ku popullsia hebre u rrit gjatë asaj periudhe. “Shqipëria ishte i vetmi vend evropian që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebre që u rrit, sepse myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, tolerancës dhe dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj dhe mirëpritën shumë të tjerë. Kjo është histori që bota duhet ta njohë dhe që frymëzon filma”, u shpreh Netanyahu. Ai shtoi se kjo trashëgimi morale vazhdon edhe sot përmes politikave dhe qëndrimeve të qeverisë shqiptare, duke përmendur mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin në kohë të vështira. “Ju qëndruat krah Izraelit kur u sulmuam dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht. Ju shënjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj”, deklaroi Netanyahu.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …