Bedri Hamza priti ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në selinë e partisë ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Gjatë takimit, ata diskutuan mbi zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Hamza falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve. “Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e partneriteteve ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, tha Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …