Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Administrata Trump nën kritika: “Shkëmbimet territoriale” po legalizojnë pushtimin rus

Pas gati një viti negociatash të dështuara dhe lëvizjesh të paqarta diplomatike, administrata Trump vazhdon të kërkojë një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë, duke u përballur me kritika të ashpra për qasjen e saj ndaj koncesioneve territoriale. Presidenti amerikan i relativizon këto lëshime me termin “shkëmbime territoriale”, ndërsa në terren realiteti përkthehet në copëtim të një shteti sovran. Diferenca mes planit fillestar pro-rus me 28 pika nga nëntori 2025 dhe kundërpropozimit ukrainaso-amerikano-evropian me 20 pika tregon se palët janë ende larg çdo kompromisi real. Plani i parë kërkon njohje ndërkombëtare të të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë tërë rajonet e Luhanskut dhe Donetskut – një ultimatum dorëzimi për Ukrainën dhe një pushim taktik që do t’i jepte Moskës kohë të rimarrë frymë për një raund të ri lufte. Edhe kundërpropozimi, ndonëse më i butë, ngrin realitetin e pushtimit dhe normalizon faktin se Rusia mban tokë me forcë. Kritikët theksojnë se kjo qasje jo vetëm që nuk e ndal agresionin, por rrezikon ta legjitimojë atë në planin ndërkombëtar, duke e shndërruar armëpushimin në një pauzë strategjike për Kremlinin, e jo në një paqe të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Bekim Haxhiu: Prokuroria të hetojë menjëherë, rinumërimi të kthehet sipas rendit të komunave

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të rinumërimit të votave sipas …