Miratohet Raporti i dëmeve nga reshjet e shiut në komunën e Rahovecit

Pas një procesi të detajuar vlerësimi dhe të vërtetimit të gjendjes faktike në terren, sot u miratua raporti për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut të datave 5, 6 dhe 7 janar 2026, i cili mori mbështetje njëzëri edhe nga anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Raporti është përgatitur në mënyrë profesionale dhe objektive, duke u mbështetur në fakte konkrete dhe në gjendjen reale të regjistruar në terren nga komisionet komunale, pas kërkesave të paraqitura nga qytetarët.
*Regjistrimet dhe të dhënat e paraqitura në grafikën e mëposhtme pasqyrojnë qartë seriozitetin dhe korrektësinë e këtij procesi.
Raporti do të dërgohet në Komisionin qeveritar për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, njëherësh do të kërkohet që qytetarët e prekur të dëmshpërblehen nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, raporti i dëmeve në infrastrukturë publike do të përcjellet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, ku do të kërkohet përkrahje për sanimin e dëmeve. Sipas raportit vlera totale e dëmeve arrinë shifrën prej 801.054.51 €.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut, z. Lino Sciarra

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …