Enver Hoxhaj: BE-ja po e mban Ballkanin në pritje, Evropa s’ka të ardhme pa integrimin e rajonit

Në Kongresin e Vjenës, në konferencën e përvitshme që mbledh figura të rëndësishme politike dhe akademike nga mbarë bota, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për hapa konkretë të Bashkimit Evropian drejt anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën. Si një nga folësit kryesorë dhe anëtar i Bordit të Kongresit të Vjenës, Hoxhaj theksoi se pa integrimin e rajonit, projekti evropian mbetet i paplotë.
“Një Evropë nuk mund të ketë të ardhme të plotë pa integruar vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha ai gjatë fjalimit. Hoxhaj kritikoi qasjen e deritanishme të BE-së, duke e cilësuar atë si tepër burokratike dhe të pafrytshme për dy dekada me radhë. Sipas tij, politika e reformave, standardeve dhe kushtëzimeve nuk ka prodhuar rezultatet e pritshme dhe e ka lënë rajonin në një pozitë të pafavorshme. “Për 20 vitet e fundit, qasja byrokratike e BE-së ka bërë që Ballkani Perëndimor të mbetet ekonomikisht i integruar, politikisht i përjashtuar dhe në rrafshin e sigurisë i varur nga BE-ja dhe NATO-ja,” u shpreh Hoxhaj.  “Ky është interes i BE-së dhe interes i vendeve tona,” tha ai, duke nënvizuar se tani është momenti për vendime politike, jo vetëm për premtime.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …