Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku me ftesë të gjeneralit Hifter, viziton Libinë

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushataku, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Libi.

Ai ka njoftuar se kjo vizitë është realizuar me ftesë të gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryetari Lushtaku ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka pasur takime të rëndësishme me interes të ndërsjellë.

“Zhvillova një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter. Gjatë kësaj vizite pata nderin të zhvilloj takime të rëndësishme dhe të bisedoj për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet nesh. Shpreh falënderimin tim të sinqertë për Gjeneralin Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter për organizimin e shkëlqyer dhe për pritjen e përzemërt e vëllazërore. Mikpritja dhe respekti i treguar janë dëshmi e vullnetit për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mëtejshëm!”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet Raporti i dëmeve nga reshjet e shiut në komunën e Rahovecit

Pas një procesi të detajuar vlerësimi dhe të vërtetimit të gjendjes faktike në terren, sot …