Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS

Gjykata e Hagës zvarrit drejtësinë: Shtyhet sërish gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Fillimi i gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit është shtyrë edhe një herë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi ritmin dhe efikasitetin e Gjykatës Speciale në Hagë. Procesi, i planifikuar fillimisht të niste më 24 shkurt, është shtyrë për 27 shkurt 2026, pas një kërkese të mbrojtjes së Thaçit, e cila u miratua pjesërisht nga Gjykatësi i Vetëm, Kristofer Gosnell. Vendimi u bë publik përmes një njoftimi zyrtar të datës 28 janar 2026. Kjo shtyrje vjen në një kohë kur opinioni publik vazhdon të shprehë pakënaqësi për zvarritjen e proceseve gjyqësore në Hagë, veçanërisht në rastet që lidhen me ish-krerët e UÇK-së. Edhe pse Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë fazë do të paraqiten vetëm tre dëshmitarë, natyra e të cilëve tashmë është zbuluar, procesi vazhdon të shtyhet pa një arsyetim bindës për publikun. Ky është procesi i dytë gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, ndërsa kritikat për drejtësi selektive, vonesa të panevojshme dhe mungesë transparence ndaj Gjykatës Speciale po shtohen gjithnjë e më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Rritje vjetore e çmimeve të banesave, por rënie krahasuar me tremujorin e kaluar

Çmimet e pronave për banim në Kosovë kanë shënuar rritje në baza vjetore, por kanë …