Komuna e Vitisë shënon Javën për Vetëdijësimin ndaj Kancerit të Qafës së Mitrës

QKMF në Viti ka përmbyllur Javën për vetëdijësimin ndaj kancerit të qafës së mitrës me një ligjëratë me temën:” Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës”, e cila është mbajtur para punëtorëve shëndetësorë nga dr.Delvina Lamallari. Ajo ka folur për sëmundjen, simptomat dhe mënyrën e parandalimit të kësaj sëmundje.

Sipas raporteve numri i të prekurve me këtë kancer në Kosovë është 167 , ndërsa prej tyre janë 148 raste të reja.

QKMF në Viti në bashkëpunim me MSh dhe IKSHPK ka qenë e përkushtuar që të punoj në drejtim të parandalimit, duke vaksinuar djemtë dhe vajzat sipas planit të rregullt të vaksinimit në nivel republike.

Vlen të theksohet që ligjërata të tilla vetëdijësuese janë mbajtur edhe në shkollat e Komunës së Vitisë, të realizuara nga arsimtarët në kordinim me Qendrën Regjionale té Shëndetit Publik në Gjilan dhe DKA në Viti.

Përmes këtyre aktiviteteve po mundohemi të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikun nga kanceri i qafës së mitrës dhe masave që duhet të ndërmirren për parandalim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati priti në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, Fitim Nuhii

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në takim Drejtorin e Qendrës …