Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valdete Daka: Manipulime të papara, më të rënda se në vitin famëkeq 2010

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se manipulimet e evidentuara në procesin e fundit zgjedhor janë të përmasave të paprecedenta, duke theksuar se as në vitin 2010, të cilin e cilësoi si “famëkeq”, nuk janë regjistruar shkelje të tilla. Daka tha se ndër vite ka pasur mospërputhje të rezultateve dhe raste manipulimi apo vjedhjeje të votave mes kandidatëve, por kurrë në këto përmasa. Sipas saj, shqetësuese është sidomos sasia e votave që u janë shtuar disa kandidatëve, duke tejkaluar çdo precedent të mëparshëm. “Është e vërtetë se ka pasur gjithmonë mospërputhje apo manipulime mes kandidatëve, por në përmasa të tilla sikur në këto zgjedhje, asnjëherë nuk ka pasur. Kjo matet me numrin e votave që u janë shtuar kandidatëve, në disa raste me mijëra”, tha Daka. Ajo shtoi se edhe pse në të kaluarën ka pasur gabime njerëzore dhe parregullsi, manipulime me mbi 6 mijë vota nuk janë regjistruar kurrë. “E them me përgjegjësi të plotë se në asnjë proces zgjedhor nuk ka ndodhur të manipulohen në tërësi 6 mijë vota”, deklaroi Daka. Sipas saj, këto zhvillime rrezikojnë seriozisht besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe përbëjnë një alarm të fortë për institucionet përgjegjëse që të adresojnë urgjentisht problemet dhe të garantojnë integritetin e votës.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Azemi: LDK në fazë konsolidimi dhe ringritjeje, nevojiten unitet dhe disiplinë organizative

Pas mbledhjes së kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Ferizaj, Visar Azemi …