Valmir Ukaj, ish-ushtari i UÇK-së rrëfen vrasjen e vëllait: Çelë Ukaj, 17 vjeç, i tradhëtuar nga OSBE-ja

Ish-ushtari i UÇK-së, Valmir Ukaj, ka treguar me dhimbje për vrasjen e të vëllait, Çelë Ukaj, nga forcat serbe kur ai ishte vetëm 17 vjeçar. Në emisionin N’Demos, Ukaj e përshkroi vëllain e tij si një djalë të jashtëzakonshëm, të guximshëm dhe të pazëvendësueshëm. Ai ka akuzuar OSBE-në për rol në “tradhëtinë” që çoi në vrasjen e Çelës, duke shpjeguar se sipas njohurive të tij, vëzhgimi i terrenit dhe informacionet që u shpërndanë i ndihmuan forcave serbe të kryenin sulmin. Ukaj tha se këtë e sqaron më së miri Daut Haradinaj dhe përmendi edhe urdhërin e Ramush Haradinajt për të mos lejuar OSBE-në të hynte në zona strategjike, për të ruajtur fshehtësinë e pikave të UÇK-së. Valmir Ukaj përmendi gjithashtu se përkthyesit që ndihmonin OSBE-në, qoftë serbë apo rusë, ishin pjesë e informacionit që i shpërndahej forcave serbe, duke e bërë tradhtinë edhe më të dhimbshme për familjen dhe luftëtarët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

FSK rrit kapacitetet jetike në terren – përmbyllet me sukses kursi “Combat Life Saver”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses kursin “Combat Life Saver” në Qendrën …