Isa Mustafa: Procesi gjyqësor në Hagë kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shumë i rëndë

Duke folur për procesin në Gjykatën e Hagës, ish kryeministri, Isa Mustafa ka vlerësuar se ky është një proces shumë i rëndë dhe që nuk është parashikuar se do të jetë i tillë. Ai ka theksuar më tutje se shumë nga akuzat ndaj të akuzuarve, përfshirë edhe ato për trafikim të organeve njerëzore, nuk janë vërtetuar dhe se prokuroria ka hequr dorë nga këto akuza. “Procesi është shumë i rëndë. Procesi është i tillë që nuk e ka paramenduar askush. Sepse unë kam qenë kryeministër i Kosovës kur është vendosur mbi ndryshimet kushtetuese për themelimin e dhomave të veçanta, edhe kur është dhënë përkrahje kësaj, duke marrë parasysh se neve na e kanë bërë të qartë që në qoftë se Kosova nuk e bën këtë gjykatë, do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Janë akuzuar për trafikim të organeve njerëzore, s’është vërtetuar asgjë nga ajo akuzë. Ka hequr dorë edhe prokuroria për atë akuzë. Janë munduar pastaj të akuzohen për sende, domethënë për të cilat totalisht nuk është bindur opinioni se ato ekzistojnë. Janë trajtuar keq, sepse janë përgjuar, domethënë njerëzit janë mbajtur në burg dhe janë përgjuar” ka theksuar Isa Mustafa. Ai ka thekuar më tutje se i jep përkrahje të plotë dhe të parezervë për marshit të 17 shkurtit në mbështetje të tyre në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i OEK- ut, Lulzim Rafuna, kritikoi mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zyrtarizuar rritjen e pagës minimale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria e …