Kryetari Smajl Latifi mbajti takim pune me operatorët ekonomik lidhur me menaxhimin e kontratave publike dhe mbarëvajtjen e punimeve

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive, mbajti takim pune me operatorët ekonomik lidhur me menaxhimin e kontratave publike dhe mbarëvajtjen e punimeve.

Në këtë takim u diskutua gjendja aktuale e projekteve që janë në realizim, sfidat e evidentuara gjatë zbatimit të kontratave, si dhe hapat e mëtejmë për vazhdimin e punimeve sipas planifikimit dhe dinamikës së paraparë.

Kryetari theksoi rëndësinë e respektimit të afateve kontraktuale, cilësisë në realizimin e punimeve dhe rritjes së përgjegjësisë institucionale, me qëllim që investimet publike në Rahovec të realizohen me profesionalizëm dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …