Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga Drejtorët e Drejtorive komunale takoi të mërkurën punëtorët e administratës komunale. Në takim kryetari Latifi shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e zyrtarëve komunal si dhe kërkoi më shumë përkushtim në kryerjen e detyrave të punës.
“Sot, në sallën e Kuvendit Komunal, së bashku me nënkryetarin Zllanoga, drejtorin e Administratës Afrim Dina dhe drejtorët komunalë, mbajta takimin e parë të rregullt me administratën.
Falënderova stafin për angazhimin e përditshëm dhe theksova rëndësinë e disiplinës, përkushtimit dhe rritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Kërkova angazhim maksimal që Rahoveci të mbetet në nivel të lartë në transparencë, performancë, investime publike dhe realizim të të hyrave”, ka shkruar në Facebook, kryetari Smajl Latifi.