Përparim Rama: Faton Osmani ishte një zë i rëndësishëm i gazetarisë kosovare

Agjencia e Lajmeve “Ekonomia Online”  dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, organizuan Akademi Përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së Faton Osmanit, gazetar dhe themelues i AL “Ekonomia Online”.

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në fjalën e tij tha se Faton Osmani ishte një zë i rëndësishëm i gazetarisë kosovare, i cili përmes punës së tij la gjurmë të qëndrueshme në informimin publik dhe në ndërtimin e medias profesionale në vend.

“Sot, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, e kujtuam në Akademinë Përkujtimore, duke nderuar jetën dhe kontributin e tij si gazetar dhe si themelues i Ekonomia Online.

Kujtimi për Faton Osmanin vazhdon të jetojë në vlerat që ai la pas në gazetarinë kosovare dhe në standardin profesional që ndërtoi me punën e tij”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Në Akademi i pranishëm ishte edhe kryetari i Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi i cili në fajalën e tij tha se Faton Osmani do të kujtohet gjithmonë si një profesionist i rrallë, i cili me integritet, përkushtim dhe etikë të lartë i shërbeu informimit të drejtë të publikut, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë kosovare.

Për të nderuar veprën e tij profesionale, në emër të Komunës së Vushtrrisë, qytetit të tij të lindjes, kryetari Idrizi ia dorëzoi familjes së tij mirënjohjen post mortum për kontributin e jashtëzakonshëm si gazetar profesionist dhe si themelues i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”.

Kontrolloni gjithashtu

Nga 12 shkurti deri më 16 Shkurt në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt ligjërohet për historinë, lavdinë e luftën heroike të UÇK-së

Që nga nesër (e enjte 12 shkurt) e deri të hënën më 16 Shkurt në …