Olza Hashani zgjidhet Artiste e Vitit

Në një ceremoni të mbajtur mbrëmë në Ferizaj, u shpall Artistja e Vitit, titull që këtë herë i takoi Olza Hashanit.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Bytyçi, e vlerësoi lart organizimin e kësaj ceremonie, duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme për jetën kulturore të qytetit. Ai gjithashtu përgëzoi artisten për sukseset dhe arritjet e saj në fushën e artit.

Programi i mbrëmjes ishte i pasur me aktivitete kulturo-artistike, ku performoi edhe Shkolla e Arteve dhe Muzikës “Çesk Zadeja”, duke e bërë ceremoninë edhe më të veçantë.

Në fund të aktivitetit, u ndanë mirënjohje post-mortum për artistë të shquar, si dhe për shoqata, klube dhe grupe muzikore që kanë dhënë kontribut të çmuar në kulturën ferizajase.

Ceremonia u përmbyll me prezantimin e raportit përfundimtar të sektorit të kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

SHFMU “Agim Bajrami” shënon Ditën e Shkollës dhe ditëlindjen e Komandant Agim Bajramit

Me një program kulturo-artistik, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Agim Bajrami” në Stagovë shënoi …