Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Helshani, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj”, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Shqipron Berisha dhe Bibe Mazreku, ku u pritën nga ushtruesi i detyrës, Urim Thaçi.
Gjatë takimit, drejtori Helshani u njoh nga afër me gjendjen aktuale të shërbimeve shëndetësore, kushtet e punës dhe nevojat prioritare të institucionit. Në fokus të bisedës ishin kërkesat për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pajisje mjekësore dhe fuqizimin e stafit profesional, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Drejtori Helshani theksoi përkushtimin e tij për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet shëndetësore në komunë, duke premtuar trajtim serioz të kërkesave të paraqitura dhe angazhim për adresimin e tyre në përputhje me mundësitë buxhetore.
Ndërkaq, drejtori Thaçi falënderoi për vizitën dhe gatishmërinë për mbështetje, duke vlerësuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë për avancimin e sistemit parësor shëndetësor në Malishevë.
Pas përfundimit të takimit, Helshani me bashkëpunëtorë, bëri homazhe dhe vendosi lule të varri i ish drejtorit të shëndetësisë, Hajdin Berisha.