Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përkujton dëshmorët e shkurtit: “Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranverë”

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përkujtuar dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt në luftën e fundit në Kosovë. Në nderim të sakrificës së tyre, organizata theksoi se “ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranverë”. Sipas njoftimit, gjatë këtij muaji për liri ranë: Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj. “Ne i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas 11 dhe 26 marsit të po atij viti

Më 1 prill  të vitit 1981, kishin shpërthyer në Prishtinë demonstrata e tretë masive pas …