Memli Krasniqi thirrje për pjesëmarrje në marshin e 17 shkurtit në Prishtinë

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin që pritet të mbahet më 17 shkurt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai theksoi se marshimi organizohet në fazën finale të procesit në gjykatën speciale ne Hagë dhe se pjesëmarrja pritet të jetë edhe më e madhe se herën e kaluar. “Marshi i kaluar në Prishtinë dëshmoi fuqinë e përbashkimit, kur rreth 100 mijë qytetarë u bashkuan në thirrjen për drejtësi. Të martën, më 17 shkurt, në një moment vendimtar për vendin dhe në fazën finale të procesit në Hagë, do të dalim edhe më shumë”, shkroi Krasniqi. Ai shtoi se kjo çështje nuk lidhet me individë apo parti politike, por me dinjitetin kombëtar, të vërtetën historike dhe të drejtën për gjykim të drejtë e të paanshëm, duke përsëritur moton: “Drejtësi, jo politikë! Liri për çlirimtarët!”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Shëndetësia publike dhe taksa progresive, në qendër të programit të PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka prezantuar prioritetet kryesore të programit politik me të …