Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Shënimi i 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Komunën e Vitisë ka filluar sot me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj seance nga një falë rasti e kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Sokol Haliti, kryetar i kësaj komune si dhe nga Xhevgjet Ademi nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Viti. Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune, konkretisht Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit që nga 12 shkurti janë mbajtur aktivitete të ndrysmë kulturore e artistike për nderë të kësaj dite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …