Agim Aliu: Përvjetori i Pavarësisë na gjen të paplotë, pa krerët e të lavdishmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në 18 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me bashkëpuntorë kanë bërë homazhe e u përkulëm për sakrificën e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijave e bijve të shtrenjtë e të përjetshëm të kombit që dhanë jetën për lirinë.

Në një postim të tij në Facebook, kryetari Aliu ka shkruar se Përvjetori i Pavarësisë na gjen të paplotë, pa krerët e të lavdishmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emblemat e lirisë, etërit themelues të shtetësisë, për të cilët sot Kosova flet zëshëm si asnjëherë më parë, me një zë unik nga gjithandej trojeve etnike e mërgimi në Marshin “Drejtësi, jo Politikë”, për të regjistruar manifestimin më të madh popullor ndonjëherë, veç me një fjalë që buron nga zemra e çdo shqiptari: Liri për Çlirimtarët!

Urime datëlindja e 18-të Kosovë!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit e martirëve për lirinë!

Nderim përjetësisht, luftëtarëve të lirisë!

Liri për Çlirimtarët, ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …