Flamuri i Kosovës

Muamer Ibrahimi evokon rrugëtimin e Kosovës: “17 Shkurti është dita kur liria u kthye në shtet”

Muamer Ibrahimi, duke folur para masës së qytetarëve në 18-vjetorin e Pavarësisë së Republika e Kosovës, evokoi kujtimet e luftës dhe gjithë rrugëtimin historik deri te krijimi i flamurit të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e kësaj dite për popullin shqiptar: “17 Shkurti është dita kur liria u kthye në shtet. Sot kujtojmë sakrificat e atyre që luftuan për të drejtat tona dhe për një Kosovë të lirë. Sot në Hagë po gjykohen udhëheqësit e luftës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e te tjeret dhe ne kërkojmë drejtësi të paanshme, që të vërteta të mos tjetërsohet dhe historinë e lirisë të mos e fshijë asnjë proces.” Ibrahimi bëri thirrje për unitet dhe respekt për sakrificën e brezave, duke kujtuar se historia dhe identiteti kombëtar i Kosovës janë të pandashëm nga liria dhe drejtësia.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …