Çlirimi, djali i Xhavit Hazirit: Unë nuk kam varr ku të vendos lule, por kam krenari

 Para masës së qytetarëve të mbledhur për të përkujtuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republika e Kosovës dhe për të mbështetur ish-udhëheqësit e UÇK, Clirimi, djali i të pagjeturit Xhavit Haziri, bëri një rrëfim emocionues që preku të gjithë të pranishmit. “Mungesa e babait nuk mësohet asnjëherë dhe nuk zëvendësohet kurrë. Nga mosha 7-vjeçare pres babin tim. Ata nuk sakrifikuan për veten, por për ne, që ne të jemi të lirë. Ata ishin UÇK, dhe ne jemi pjesë e një familjeje të madhe të sakrificës. Sot jemi me ta në Hagë, jemi bashkë në këtë betejë për drejtësi”, tha Clirimi me emocion të thellë. Ai shtoi se lëvizja dhe lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e justifikuar: “Lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë. Nuk do të lejojmë të barazojmë sakrificat dhe luftën tonë me okupatorin. Të gjitha përpjekjet e tyre janë për lirinë dhe të ardhmen e popullit shqiptar.” Mesazhi i tij ishte një përkujtim i fuqishëm i sakrificave të familjeve dhe ushtarëve të UÇK-së, dhe një thirrje për drejtësi të paanshme për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …