Urimi nga New Yorku: Kosova jeton edhe në Staten Island

Senatorja e shtetit të New York, Jessica Scarcella-Spanton, ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosova, duke theksuar lidhjen e fortë të komunitetit kosovar në SHBA me historinë dhe identitetin e vendit të tyre. Në mesazhin e saj publik, ajo tha se është nder për të të përfaqësojë dhe të punojë krah për krah me komunitetin shqiptar në Staten Island dhe Brooklyn, duke vlerësuar përkushtimin e tyre për ruajtjen e trashëgimisë dhe historisë së Kosovës. Ndërkohë, në të njëjtën ditë në Prishtinë u mbajt marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, ku sipas organizatorëve morën pjesë rreth 200 mijë qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë. Tubimi mblodhi personalitete politike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë nga mbarë vendi, duke e shndërruar përvjetorin e shtetit në një ditë reflektimi, solidariteti dhe angazhimi qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …