Seanca në Hagë nis me përshëndetje emocionale nga ish-krerët e UÇK-së drejt familjarëve

Seanca e sotme në Hagë ka nisur në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, teksa katër ish-krerët e UÇK-së përshëndetën familjarët e tyre të pranishëm në galeri. Me hapjen e perdes që ndan galerinë nga salla e gjyqit, Dhomat e Specializuara të Kosovës u mbushën me momente simbolike, kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kthyen vështrimin nga e majta e sallës, duke buzëqeshur dhe përshëndetur me dorë të afërmit e tyre. Një moment i veçantë u vu re kur Rexhep Selimi formoi simbolin e “zemrës” me duar në drejtim të familjarëve, ndërsa në galeri ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi. Po ashtu, në sallë ndodheshin edhe familjarë të Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, të cilët kishin ardhur në numër të madh për të ndjekur zhvillimet e procesit. Seanca nisi në orën 09:00 me parashtrimet e mbrojtësit të viktimave. Më pas, avokatët e mbrojtjes pritet të paraqesin komentet e tyre lidhur me deklaratat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar , të dhëna në seancën e mëparshme. Pas pushimit të drekës, janë paraparë deklarimet personale të katër të akuzuarve, në një seancë që pritet të ketë zhvillime të rëndësishme procedurale.

Kontrolloni gjithashtu

PZAP

Lëvizja Vetëvendosje dënohet me 5.100 € për keqpërdorimin e vajzës së mitur në Vushtrri

 Lëvizja Vetëvendosje është dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për përdorimin e një …