Aliu: Populli e tha fjalën e tij, Liri për Çlirimtarët

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në facebook, ka falënderuar mijëra ferizajas që përmes transportit të organizuar por edhe me vetura private, me pjesëmarrjen e tyre masovike madhështuan marshin “Drejtësi, jo Politikë”.

Ai gjithashtu ka Falenderuar Organizatat e Shoqatave të dalura nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – dega në Ferizaj për bashkëpunimin në çdo çast të organizimit për këtë manifestim më të madhin në historinë e Kosovës.

Faleminderit kompanive ferizajase të transportit për mbështetjen e pakursim dhe organizimin e përbashkët brilant.

Populli e tha fjalën e tij: Liri për Çlirimtarët, ka shkruar kryetari Aliu!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …