Nasim Haradinaj për Hagën: Drejtësia e vonuar është padrejtësi, ish-krerët e UÇK-së kanë vuajtur mjaft

Ish-nënkryetari i OVLUÇK, Nasim Haradinaj, ka kritikuar procesin në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke e cilësuar drejtësinë e vonuar si një padrejtësi të qartë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Haradinaj u shpreh i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë vuajtur mjaft gjatë në Hagë dhe se çdo vendim që nuk do t’i lirojë do të ishte një padrejtësi e madhe. “Edhe një drejtësi e vonuar është padrejtësi,” tha Haradinaj, duke theksuar se procesi po duket shpesh si përpjekje për të krijuar një balancë mbi kurriz të shqiptarëve, duke u përdorur si “copë mishi” për të pajtuar disa kriminelë. Ai nënvizoi se kjo qasje është e papranueshme dhe theksoi nevojën për një vendim që të respektojë sakrificën dhe dinjitetin e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli në Hagë: Veprimet e mia kanë qenë ligjore , drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet

Në Hagë, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, dha fjalën e tij përmbyllëse në gjykim, duke …