Endrit Thaçi falënderon Edi Ramën për vizitën në Hagë: Shembull i atdhedashurisë dhe përparimit

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për vizitën e tij të zhvilluar sot në Hagë. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Endriti ka vlerësuar mbështetjen e Ramës, duke theksuar se fjalët dhe veprimet e tij janë kthyer në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Në mesazhin e publikuar bashkë me fotografinë e kryeministrit shqiptar, ai shprehu falënderim edhe në emër të nënës së tij, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes në momente të vështira. “Faleminderit shumë kryeministër Rama, nga nëna dhe unë. Fjalët por edhe veprat tuaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Brooks: Dialogu Kosovë-Serbi i bllokuar nga burokracia, nevojiten zgjidhje kreative

Ish-diplomatja amerikane Robin Brooks vlerëson se dialogu ndërmjet Kosova dhe Serbia po pengohet nga një …